24 shkurt 2022: Pas urdhrit të Vladimir Putin, Rusia nis sulmet me raketa në drejtim të qyteteve ukrainase (në foto Kharkiv).
All - Paragraf - 7
24 shkurt 2022: Helena, një mësuese 53-vjeçare, qëndron jashtë spitalit në Chugiv, e plagosur nga bombardimet ruse.
24 shkurt 2022: Një burrë përdor tapetin për të mbuluar një trup të pajetë në tokë, në Chuguiv, që besohet të jetë një nga viktimat e para civile të luftës.
All - Paragraf - 13
24 shkurt 2022: Një tank rus para një reaktori bërthamor në Çernobil.
26 shkurt 2022: Godina të shkatërruara në Kiev nga bombardimet ruse. Në 3 ditët e para të luftës mendohet se u regjistruan 200 civilë të vrarë.
26 shkurt 2022: Tanku rus shkatërrohet nga forcat ukrainase në Luhansk.
27 shkurt 2022: Trupi i pajetë i një ushtari rus krah një mjeti ushtarak të djegur, në Kharkiv.
28 shkurt 2022: Një çift ndahet në stacionin e trenit në Kiev. Pas futjes së trupave ruse, Ukraina vendosi ligjin e luftës që ndalon burrat e moshës 18-60 vjeç të largohen nga vendi.
1 mars 2022: Pamjet e tankeve ruse të shkatërruara përhapen me shpejtësi në të gjithë botën.
3 mars 2022: Ushtarët ukrainas ngrohen pranë zjarrit në fronin e luftës në Luhansk.
4 mars 2022: Një grua stërvitet për të përdorur kallashnikovin në Lviv, teksa civilët përgatiten për të luftuar krah ushtarëve të rregullt.
5 mars 2022: Civilët fshihen poshtë një ure të shkatërruar në periferi të Kievit.
9 mars 2022: Mariana Vishegirskaya qëndron jashtë një materniteti të bombarduar nga rusët në Mariupol.
1 prill 2022: Mjete të rënda ushtarake ruse të djegura në periferi të Kievit. Pavarësisht përpjekjeve, rusët nuk e morën dot kryeqytetin ukrainas.
2 prill 2022: Trupat e pajetë të civilëve shihen në rrugët e qytetit në Bucha, ku ndodhi një nga masakrat më të mëdha të luftës.
2 prill 2022: Një ushtar ukrainas luan me një top futbolli në Irpin, në periferi të Kievit.
9 maj 2022: Trupat e 11 ushtarëve rusë dergjen të pajetë në fshatin Vilkhivka, pranë Kharkivit.
3 qershor 2022: Shiu me raketa ruse bie mbi qytetin Marinka në Donetsk.
11 qershor 2022: Një ushtar ukrainas pozon për kamerën nga brenda një tanku në Donetsk.
15 qershor 2022: Ushtarët ukrainas përdorin raketahedhëset franceze për të zmbrapsur trupat ruse në Donbas.
19 korrik 2022: Një grua ecën mes rrënojave të godinave të shkatërruara nga bombat ruse në Kharkiv.
20 korrik 2022: Një burrë ulet në gjunjë pranë trupit të pajetë të njeriut të tij të dashur të vrarë nga raketat ruse mbi një stacion autobusi në Kharkiv.
22 korrik 2022: Ushtarët rusë lëshojnë predha në drejtim të ukrainasve.
21 shtator 2022: Policia e Moskës arreston një protestues kundër luftës.
27 shtator 2022: Një rrjedhje gazi në tubacionin Nord Stream 2, nga ku Europa furnizohet me gaz rus, shkatërrohet.
8 tetor 2022: Ura e Krimesë shkatërrohet nga ukrainasit.
17 tetor 2022: Një dron kamikaz iranian përdoret nga rusët për të sulmuar Kievin.
8 nëntor 2022: Ushtarët ukrainas në Bakhmut ku zhvillohet një nga betejat më të ashpra.
5 dhjetor 2022: Një ushtar ukrainas i plagosur rëndë pret të mjekohet në spitalin e Bakhmutit.
13 dhjetor 2022: Një grua ecën krah mjeteve të shkatërruara në Irpin, pranë Kievit.
1 janar 2023: Njerëzit festojnë Vitin e Ri në Lviv pranë monumentit të Stepan Bandera, nacionalistit ukrainas të shekullit XX.
2 janar 2023: Zjarrfikësit punojnë për të shuar zjarrin pas bombardimeve ruse në Bakhmut.
13 janar 2023: Mjetet e rënda ruse, buzë lumit të ngrirë Siverskiy Donets në Bogorodychne.
1 shkurt 2023: Banorët transportojnë ushqime përmes urës së shkatërruar në Bakhmut.
5 shkurt 2023: Një grup ushtarësh ukrainas në Donetsk, zona që edhe sot është epiqendra e ushtrimeve.
6 shkurt 2023: Një tank i shkatërruar ukrainas i mbuluar nga bora, dekorohet me simbole ukrainase në Kiev.
12 shkurt 2023: Një çift të moshuarish ecin në mes të borës teksa qyteti i tyre, Chasiv Yar, bombardohet nga rusët.
14 shkurt 2023: Pamje nga lart e Bakhmut, një prej qyteteve më të bombarduar së fundmi nga rusët.
21 shkurt 2023: Foto e tmerrshme e dorës së një adoleshenteje të vrarë nga predhat ruse në Kherson.
Ylberi në Kiev, në muajin janar. Përpos dëshpërimit, ka ende shpresë për Ukrainës.