10 mijë lekë shpërblim edhe për punonjësit e Policisë së Shtetit, Rama: Ja kategoritë që do ta përfitojnë

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2022, 14:23 | Aktualitet
10 mijë lekë shpërblim edhe për punonjësit e

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se, nga Pakoja e Madhe do të përfitojnë edhe punonjësit e Policisë së Shtetit. Përkatësisht këtë shpërblim do të përfitojnë punonjësit e terrenit dhe komisarët e Policisë së Shtetit.

“10000Lekë (të reja) nga Pakoja e Madhe, pas rritjes së pagave para disa muajsh me 15% për punonjësit e terrenit dhe 7% për komisarët e Policisë së Shtetit, do ta zerojnë impaktin e inflacionit të luftës mbi konsumin e tyre familjar në këtë dimër të vështirë për të gjithë, duke dëshmuar po ashtu vëmendjen e pandarë të qeverisë jo vetëm ndaj shtresave më në nevojë, po edhe ndaj shërbëtorëve të shtetit e të popullit shqiptar”. (A2 Televizion)

Edi Rama në Facebook

A2 CNN Livestream

Latest Videos