10 milionë euro dëm, kandilët pushtojnë bregun në Izrael

Nga A2 CNN
27 Korrik 2022, 08:47 | Bota
10 milionë euro dëm, kandilët pushtojnë bregun në
https://youtu.be/ePgO29z8ayk

Mund të jetë interesante për t’u parë, por kandilët janë kthyer në një tmerr të vërtetë për autoritetet në gjirin e Haifës në Izrael.

Ngrohja globale i ka detyruar këto krijesa që të braktisin habitatin e tyre në Detin e Kuq dhe të vijnë në Mesdhe, ku ujërat ngrohen çdo ditë e më shumë.

Guy Lavian, nga institucioni për mbrojtjen e mjedisit në Izrael, tregon se në zonë është ngritur alarmi për shkak se kandilët kanë çorientuar zinxhirin ushqimor.

"Uji po bëhet gjithnjë e më i nxehtë dhe kandilët vijojnë të shtohen. Ata shkaktojnë dëm të madh pasi konkurrojnë për ushqim me peshqit që rriten në këto gjire."

I gjithë bregu i pushtuar nga jovertebrorët e tejdukshëm, është bërë i pashfrytëzueshëm për turistët, duke shkaktuar dhjetë milionë euro dëm.

Sipas ISE, organizatë për mbrojtjen e mjedisit, Kanali i Suezit është kthyer në një urë për kalimin e tufave masive të kandilëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos