
Real Madrid është në pritje të Zidane për të konfirmuar largimin. “Gazzetta Dello Sport” ka raportuar se presidenti Florentino Perez ka bërë gati ofertën për Massimiliano Allegrin.
Propozimi i tij është një kontratë 2-vjeçare me opsion për një vit të tretë duke përfituar 10 milionë euro në sezon.
Italiani është i gatshëm këtë verë, por duket se do t’i duhet të vendosi pasi Juventus dhe Napoli ka raportuar interesin për shërbimet e tij.
Nëse Allegri do të qëndrojë në Itali, Raul Gonzalez do të ishte një rikthim në “Los Blancos” si zëvendësuesi i Zidane. (A2 Televizion)