10 në 10, Manchester City merr 3 pikë me një gol

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2021, 08:47 | Futboll
10 në 10, Manchester City merr 3 pikë me një gol

Një gol nga Phil Foden i ka mjaftuar Manchester City-t, për të marrë 3 pikët dhe fitoren e dhjetë të radhës në Premier League, këtë sezon.

Me këtë sukses, “citizens” ngjiten në kuotën e 50 pikëve pas 20 ndeshjesh të luajtura, ose 8 më shumë se Chelsea i vendit të dytë, që ka luajtur të njëjtin numër takimesh.

Këta të fundit, nuk shkuan dot përtej barazimit 1-1 ndaj Brightonit në “Stamford Bridge”, aty ku Romelu Lukaku gjeti sërish golin në pjesën e parë, por Danny Welbeck prishi festën e londinezëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos