
Liverpool ka humbur hapin e kryesuesve të kampionatit Manchester City, pasi zhgënjeu në transfertë ndaj Leicester me rezultatin minimal 1-0.
Që në nisje të takimit Liverpool ka një shans shumë të mirë për të kaluar në avantazh pasi Salah pengohet në zonë dhe fiton një 11-metërsh. Nga pika e penalltisë egjiptjani gabon.
Në pjesën e dyte Liverpool shpërdoron shumë raste, por janë vendasit që kalojnë në avantazh me anë të Lukman. Tashmë ekipi i Jurgen Klopp ndodhet në vend të dytë, 6 pikë larg Manchester City. (A2 Televizion)