10 qytetet më të mira në botë për të jetuar

Nga A2 CNN
11 Gusht 2022, 18:25 | Lifestyle

Pandemia ka ndryshuar jetën tonë dhe parametrat e renditjeve që na tregojnë se cili është vendi më i mirë për të jetuar.

Raporti vjetor i Indeksit Global të Jetueshmërisë publikohet çdo vit nga “The Economist Intelligence Unit” dhe bën një klasifikim të vendeve më të mira për të jetuar në botë: 173 qytete që analizohen në pesë kategori sipas stabilitetit, kujdesit mjekësor, kulturës dhe mjedisit, arsimit dhe infrastrukturës.

Indeksi Global i Jetueshmërisë përcakton sfidat me të cilat përballet një individ në 173 qytete. Në vitin 2022, kufizimet e relaksuara të COVID-19 në disa pjesë të botës çuan në ndryshime të mëdha, por një qytet historik përsëri zuri vendin e parë.

Dhjetë vendet e para dominohen nga Evropa Perëndimore dhe Kanadaja. Në fotogalerinë e mësipërme njihuni me qytetet më të mira për të jetuar, nga vendi i dhjetë në të parin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos