
Leo Messi do të luajë mbrëmjen e sotme ndeshjen e tij numër 1000 në karrierë.
Ylli argjentinas ka zhvilluar 168 ndeshje me Argjentinën, 778 me Barcelonën dhe 53 me Paris Saint Germain. Në total, 999 takime në 19 vite karrierë si profesionist.
Gjithashtu, ndaj Australisë, Leo Messi do të arrijë shifrën e 32 ndeshjeve në Botëror, vetëm 2 larg rekordit historik të gjermanit Lothar Matthaus.
Në këto 999 ndeshje, Messi ka shënuar 787 gola. (A2 Televizion)