
106-vjeçarja Connie Titchen u përcoll me duartrokitje nga stafi i spitalit ndërsa ajo largohej për në shtëpinë e saj pasi kishte fituar luftën përballë koronavirusit.
Stërgjyshja, që mendohet të jetë pacientja më e vjetër e Britanisë që shërohet nga Covid-19, u largua nga spitali i Birmingham, pasi qëndroi atje e shtruar për t'u trajtuar për 3 javë.
"Ndihem shumë me fat që kam luftuar kundër këtij virusi. Mezi pres që të takoj familjen time, "tha ajo.
Connie lindi në shtator 1913 dhe përjetoi dy Luftëra Botërore. Stërmbesa e saj Alex Jones deklaroi se kujdesi që mori stërgjyshja e saj në spital ishte i shkëlqyer. (A2 Televizion)