Gazetari Mentor Nazarko mendon se qeveria po reagon me vonesë ndaj protestës.
“Mendoj që qeveria është duke reaguar me vonesë. Edhe masat e paketës fiskale janë të vonuara, duhet të ishin marrë shumë më përpara. Nuk di a do kenë efektin e duhur dhe pavarësisht faktit se protesta është në tkurrje, unë mendoj që protesta e vërtetë është në shoqëri”, tha Nazarko në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.
“Nuk po shoh se si qeveria po synon të adresojë arsyet e protestës. Ajo do të vazhdojë sepse arsyet janë aty. Paketa fiskale është e vonuar, mund të prodhojë efekt të kundërt, mund të rrisë konfliktualitetin shoqëror, por nuk shikoj adresim në tërësi ajo që e shtyn rininë që të dalë në protestë”, shtoi Nazarko. (A2 Televizion)