Korçë, plagoset me thikë një 60-vjeçar

Nga Artin Halili
29 Tetor 2026, 23:51 | Kronikë

Korçë, plagoset me thikë një 60-vjeçar

Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 60-vjeçari pasditen e sotme në qytetin e Korçës.

Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shkruan A2.

Ngjarja është regjistruar në afërsi të postës, ku një 65-vjeçar, i identifikuar me inicialet N.H., dyshohet se ka goditur me mjet prerës një 60-vjeçar pas një konflikti të çastit.

Si pasojë, i plagosuri ka marrë një dëmtim të lehtë në zonën e qafës dhe, sipas të dhënave paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas incidentit, policia ka ndërhyrë duke kapur të dyshuarin, ndërsa vijojnë veprimet procedurale për arrestimin e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të dy personat e përfshirë në konflikt janë kambistë që këmbejnë valutë pa qenë të licencuar.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me thikë një shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet pas 3 orësh autori i dyshuar i ngjarjes.

Rreth orës 18:40, në rrugën “Edit Durham”, Korçë, shtetasi N. H., 67 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. F., 59 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë bënë të mundur që, pas tre orësh kërkimesh, të lokalizojnë, kapin dhe shoqërojnë në Komisariat, për veprime të mëtejshme, 67-vjeçarin.

Ndërkohë, grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos