107 viktima nga uragani Ian në Florida dhe Karolinën e Veriut, miliarda dollarë dëme

Nga A2 CNN
11 Tetor 2022, 07:30 | Bota
107 viktima nga uragani Ian në Florida dhe Karolinën e Veriut,

Numri i të vdekurve nga uragani Ian, një nga më të dhunshmit në historinë e fundit amerikane, ka arritur në 107.

Këtë e kanë bërë të ditur autoritetet lokale, siç raportojnë mediat amerikane.

Nga këto viktima, 104 u regjistruan vetëm në Florida dhe pesë të tjera në Karolinën e Veriut.

Sipas një vlerësimi të parë, do të duhen muaj dhe të paktën 50 miliardë dollarë për të rindërtuar zonat e shkatërruara bregdetare të shtetit të udhëhequr nga guvernatori republikan Ron DeSantis. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos