
109 vite nga krijimi i Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, tha se Policia e Shtetit ka standard të lartë profesionalizmi, e kjo u tregua më së miri, sipas tij, në protestën e 8 janarit.
Në ceremoninë e organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë, Gledis Nano, rikujtoi të rënët në krye të detyrës, ndërsa shtoi se disa rrugë në vend, do të pagëzohen me emrat e tyre.
109-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit, e uroi dhe kryeministri Edi Rama.
“Mirëmëngjesi dhe me përulje para kujtimit të dëshmorëve të saj, si edhe respekt për të gjithë kontribuesit e saj, në këtë ditëlindje të Policisë së Shtetit", shkroi kryeministri në rrjetet sociale. (A2 Televizion)