
Dita e sotme ka ardhur e ngrirë thuajse në të gjithë vendin. Temperaturat kanë zbritur në -9 gradë në zonat malore, ndërsa termometri ka mundur të ngrihet vetëm pak gradë mbi 0 edhe në vijën bregdetare.
Përveç Shqipërisë, moti i acartë ka mbërthyer pjesën më të madhe të Europës, si pasojë e depërtimit të ajrit shumë të ftohtë të Arktikut poshtë në Europën Jugore ku gadishulli Ballkanik ka shënuar një anomali prej 6 gradë më ftohtë se një ditë normale janari.
Fundjava e shtyn motin e acartë drejt veriut për ta risjellë edhe 2-3 herë të tjera gjatë janar-shkurtit. Me gjithë të ftohtin e këtij dimri, viti 2022 do të sjellë mot të nxehtë po aq sa edhe viti i shkuar. (A2 Televizion)