














Në uebsajtin e OceanGate vijojnë të gjenden banera që reklamojnë udhëtimet drejt rrënojave të Titanikut, 11 ditë pasi pesë persona humbën jetën në bordin e nëndetëses së kësaj kompanie.
Mes viktimave ishte edhe vetë shefi ekzekutiv i kompanisë.
Një faqe që mbante titullin “Ekspedita e Titan-Eksploro Titanikun” ishte ende e disponueshme të enjten dhe përmes saj ofrohej mundësia për të vizituar rrënojat e anijes me anë të nëndetëses së kompanisë.
“Udhëtarët mund të lundrojnë nga brigjet e Atlantikut të Kanadasë për një ekspeditë tetë ditore për t’u zhytur në anijen ikonike që qëndron 380 milje nga bregu dhe 3,800 metra nën sipërfaqe.
“Zhytja do t’u ofrojë jo vetëm një eksperiencë unike, por do t’u ndihmojë po ashtu që të mësoni më shumë rreth rrënojave dhe mjedisit të thellësive të oqeanit.”
Të listuara janë dy misione, në qershor 2024 dhe shpjegohet po ashtu se misioni i këtij qershori, “është aktualisht duke u zhvilluar.”
Udhëtimet nuk pritet të rifillojnë, por duket se uebsajti nuk është përditësuar ende pas tragjedisë. (A2 Televizion)