250 zjarrfikës amerikanë humbën jetën nga sëmundjet si pasojë e 11 Shtatorit përgjatë 20 viteve. Kjo shifër u publikua nga Uniformed Firefighters Association (UFA Shoqata e Shëndetit dhe Sigurisë e Departamentit të Zjarrit në Nju Jork, e cila, 20 vjet pas sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, tregon numrin në rritje të heronjve që atë ditë sakrifikuan jetën e tyre dhe hipotekuan të ardhmen e tyre për të shpëtuar jetë të tjera.
Vetëm dy vjet më parë, në korrik 2019, UFA raportoi se 200 zjarrfikës kishin vdekur nga gjendje të rënda shëndetësore në 18 vjet, që kishin të bënin jo vetëm lëndime traumatike, por edhe sëmundje të frymëmarrjes dhe tretjes të shkaktuara nga asbesti, një minelar i përdorur në ndërtesa.

Pluhuri dhe Shkrirja. Është vlerësuar se u deshën 3.1 milionë orë për të pastruar 1.8 milionë ton mbeturina në Ground Zero. Ndër zjarrfikësit që punuan atje ishte edhe Richard Driscoll i cili, në listën e atyre që vdiqën nga sëmundja deri në vitin 2019, ishte i 200 -ti.
"Eshtë e pabesueshme që, pas humbjes së 343 kolegëve në 11 shtator, ka pasur edhe 200 vdekje të tjera nga sëmundja në Qendrën Botërore të Tregtisë", tha komisioneri i Zjarreve Daniel Nigro në 2019. Duke mos imagjinuar se dy vjet më vonë, me rastin e 20 viteve pas tragjedisë që ndryshoi botën, ata do të bëheshin 250. (A2 Televizion)