Pandemia e koronavirusit ka detyruar vende të ndryshme të gjejnë zgjidhje emergjente për të shpëtuar disa nga degët e tyre kryesore të ekonomisë.
Kështu, autoritetet në Vietnam kanë vendosur që të rihapin muajin e ardhshëm ishullin e Phu Quoc për turistët, por vetëm me një kusht që ata të jenë të vaksinuar.
Pjesa tjetër e Vietnamit do të vijojë të jetë e bllokuar për shkak të masave shtrënguese të qeverisë kundër koronavirusit.
Ishulli që ndodhet 10 km larg Kamboxhias, do të qëndrojë i hapur për një periudhë prove gjashtëmujore dhe do të mirëpresë turistët e huaj për sa kohë që ata të jenë plotësisht të vaksinuar. (A2 Televizion)