Kamerat e sigurimit kanë kapur një ekzekutim gjakftohtë në Queens të një personi që ishte duke hipur në makinën e tij.
Autori i krimit kishte përgatitur gjithçka me përpikëri dhe thjesht po priste momentin që objektivi i tij të afrohej.
Vrasësi ishte maskuar si besimtar i devotshëm hebre dhe kishte hapur kofanon e makinës sikur kishte një problem në motor.
Viktima u afrua shpenguar në anën tjetër të rrugës për të hyrë në makinën e tij dhe në atë moment vrasësi u afrua me shpejtësi duke e qëlluar në kokë.
Pamjet janë bërë publike nga Policia e Nju-Jorkut për të kërkuar ndihmë nga banorët në identifikimin e vrasësit profesionist. (A2 Televizion)