110 vjet shtet! Shqipëria feston Pavarësinë

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2022, 08:28 | Aktualitet
110 vjet shtet! Shqipëria feston Pavarësinë

Shqipëria feston sot 110-vjetorin e Pavarësisë. Kjo ditë festohet jo vetëm në të gjithë vendin, por në mbarë trevat shqiptare e në diasporë.

Një sërë aktivitetesh, me Vlorën si epiqendër, janë programuar të mbahet sot. Festimet do të shtrihen edhe në Kosovë, ku kryeministri Albin Kurti do të mbajë homazhe në bustin e heroit Gjergj Kastriot Skëndërbeu dhe atë të Adem Jasharit.

Në mbrëmje, Dua Lipa, këngëtarja me famë botërore, do të mbajë një koncert në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Një ditë më parë, Dua Lipa mori nënshtetësinë shqiptare nga presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Kreu i shtetit vlerësoi talentin e saj, shpirtin artistik, si dhe angazhimin e këngëtares në mbështetje të kauzave sociale. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/28/110-vjetori-i-pavaresise-sekretari-amerikan-i-shtetit-uron-popullin-shqiptar/
https://a2news.com/2022/11/28/110-vjetori-i-pavaresise-google-vishet-kuqezi/
https://a2news.com/2022/11/27/dua-lipa-merr-nenshtetesine-shqiptare/
https://a2news.com/2022/11/16/mezi-pres-tju-shoh-dua-lipa-koncert-ne-tirane-me-28-nentor/

A2 CNN Livestream

Latest Videos