Gjurmë në kujtimet e kënetës së vogël Thumanë

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2022, 17:00 | Aktualitet
Gjurmë në kujtimet e kënetës së vogël Thumanë

Tërmeti i 26 nëntorit është një ndër ngjarjet më të rrënjosura në kujtesën e njerëzve në Thumanë, disa prej të cilëve 3 vite më parë ishin të vegjël fare, por që momentet tragjike të asaj nate u janë ngulitur thellë në mendje.

“Normalisht në momentin direkt që përmendet kjo datë na kujton tërmetin e 26 nëntorit i cili la shumë pasoja për çdo banor të Thumanës e më tej Shqipërisë”.

Në “Kujtime që mbeten pas”, do të mund të përmblidheshin kujtimet e Savinës nga e marta e fundit e nëntorit të tre viteve më pas që dërrmoi kënetën e vogël Thumanë.

Dejvi ishte vetëm 6 vjeçe kur fshati i saj i vogël u kthye në “kryeqytetin e dhimbjes e solidaritetit.”   Edhe pse kanë kaluar tre vite, kujtimet i ruan të freskëta.

 “Ishte shumë ditë e tmerrshme sepse gjithçka u trondit”, tregon Dejvi.

Pasi shkolla e saj u shkatërrua nga lëkundjet e tërmetit, Dejvi u largua për në Shëngjin.

“Ishte shumë e keqe sepse më merrte malli për klasën, për mësuesen.”

Në Thumanën e tre viteve pas tërmetit mund të gjesh gjithçka. Paradokse ngado hedh sytë. Si kjo pamje. Një vilë me çati e mure të dëmtuara nga tërmeti, përbri një banese të re. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/26/nga-tmerri-ne-qetesi-3-vite-ne-mes/
https://a2news.com/2022/11/26/3-vite-pas-termetit-procesi-i-rindertimit-larg-perfundimit-ne-durresit/
https://a2news.com/2019/11/26/foto-nga-termeti-me-i-fuqishem-qe-prej-vitit-1926-qe-tronditi-shqiperine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos