
6 persona të tjerë rezultuan të infektuar me koronavirus në vendin tonë nga 381 testime të kryera në 24 orë, për të treguar edhe njëherë se kurba e infektimeve nga virusi vdekjeprurës qëndron në nivele të ulëta.
Fatmirësisht asnjë person nuk ka humbur jetën ndërkohë që rastet aktive në rang territori janë 167.
Dy qarqe nuk raportojnë asnjë të infektuar ndërsa 5 të tjerë kanë vetëm nga një rast në total.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 381 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 6 qytetarë, në Bashkitë:
2 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Fier, Tepelenë, Kuçovë.
Janë 167 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,447 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 26 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 6
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 381
Testime totale 2,008,302
Raste pozitive 332,208
Raste të shëruara 328,447
Raste Aktive 167
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 140
Gjirokastër 9
Fier 6
Berat 4
Vlorë 3
Shkodër 1
Durrës 1
Kukës. 1
Dibër. 1
Lezhë. 1 (A2 Televizion)