110-vjetori i Pavarësisë, krerët e shtetit ngrenë flamurin në Vlorë

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2022, 10:14 | Politikë

Është mbajtur në Vlorë ceremonia e ngritjes së flamurit kombëtar me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së vendit.

Të pranishëm në ceremoni ishin krerët më të lartë të shtetit të Shqipërisë, presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, por edhe homologët e tyre nga Kosova, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.

Liderët e Kosovës kanë mbërritur në Shqipëri, disa ditë më parë, për të marrë pjesë në kremtimet e kësaj ngjarje historike për vendin tonë, ku mëngjesin e së shtunës ishin të pranishëm dhe në mbledhjen e parë të dy Kuvendeve.

Në ceremoninë që u mbajt në Vlorë ishin të pranishëm dhe shumë personalitete të tjera nga politika dhe shoqëria civile, ndërkohë që aktivitetet u ndoqën nga qindra banorë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos