Seanca e përbashkët, Berisha jashtë Kuvendit: Po flet aty një nga armiqtë e Kosovës

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2022, 12:10 | Politikë
Seanca e përbashkët, Berisha jashtë Kuvendit: Po flet aty

Ndërkohë që kryeministri shqiptar Edi Rama mori fjalën në seancën e përbashkët Shqipëri Kosovë në kuadër të 110 vjetorit të pavarësisë¸ kreu i opozitës Sali Berisha nuk pranoi të dëgjonte fjalimin e tij dhe jashtë sallës vijoi me akuzat ndaj tij, duke e cilësuar Ramën si “nga armiqtë më të mëdhenj të Kosovës’.

Sipas Berishës, “Rama është i njohur botërisht si avokati më i shpifur i padronit të tij Aleksander Vucic, që në vend se të bëj avokatinë e Kosovës, kalon nga samiti në samit për të mbrojtur Beogradin. Rama i ka futur thika pas shpine Kosovës, përfshirë skenare për ta ndarë së bashku me mikun e tij Vucic.

Për ish-kryeministrin demokrat, “me këto qëndrime ai rezulton të një antishqiptar i rrezikshëm për kombin shqiptar, ai është njeriu që po shkatërron qenien dhe identitetin kombëtar të shqiptarëve”.

Berisha foli edhe për protestën që opozita pritet të mbajë përballë kryeministrisë gjatë samitit të BE-së në Tiranë. “Asnjëri nuk mund të pengojë, Rama bën mirë mos të blindojë institucionin sepse do të bëhej gazi i botës. Ne do të protestojmë kundër tij, por jemi pro samitit”.

I pyetur nëse ai i druhet shpalljes non grata nga Bashkimi Europian, Berisha u përgjigj se ” mendoj se akuzat nuk më kanë penalizuar, madje, më kanë dhënë mundësinë te mbroje dinjitetin tim”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/27/kurti-nga-tirana-mesazh-te-rinjve-qe-largohen-shqiperia-dhe-kosova-do-te-behen-do-te-bejme-shtet-dhe-demokraci/

A2 CNN Livestream

Latest Videos