
Mbrëmë, Cristiano Ronaldo arriti që të shkruajë një tjetër rekord historik, duke shënuar golin e 111 për Portugalinë, duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë në histori për kombëtaret.
Megjithatë, janë 3 ekipe të cilave Ronaldo nuk i ka shënuar asnjëherë, mes tyre edhe Shqipëria, të cilën e ka pasur përballë 4 herë.
Ekipet e tjera që nuk janë ndëshkuar nga CR7 janë Brazili dhe Anglia, me të cilat është përballur nga 3 herë. (A2 Televizion)