Një aktore dhe një regjisor rus janë kthyer në Tokë pasi kaluan 12 ditë në hapësirë për xhirimet e një filmi.
Yulia Peresild dhe Klim Shipenko u pritën me lule nga mediat e pranishme, ndërkohë që ajo u shpreh se 12 ditë kaluan shumë shpejt.
“Në fillim, mendoja se 12 ditë në hapësirë do të më dukeshin pafund, por kur erdhi dita e fundit, as nuk doja që të ikja”, tha Yulia.
Filmi i tyre, nëse do të realizohet, do të jetë i pari i xhiruar në hapësirë, duke ia kaluar projektit të lajmëruar vitin e kaluar nga Tom Cruise, që tha se do të bashkëpunonte me NASA-n dhe SpaceX të Elon Musk. (A2 Televizion)