Shkon në 9 numri i viktimave në Krakov, 25-vjeçari hapi zjarr me automatik në sheshin kryesor

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2026, 09:44 | Bota

Shkon në 9 numri i viktimave në Krakov, 25-vjeçari hapi zjarr

Nëntë persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur nga një sulm me armë zjarri në qytetin e Krakovit, në Poloni. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, kur një 25-vjeçar hyri me automjet në sheshin kryesor të qytetit dhe hapi zjarr në mënyrë të rastësishme. Si pasojë, gjashtë persona, katër gra dhe dy burra, mbetën të vrarë në vendngjarje.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, policia zbuloi edhe tre trupa të pajetë, dy gra dhe një burrë. Autori, një shtetas polak 25-vjeçar, u qëllua dhe u plagos nga policia gjatë ndërhyrjes. Ai iu nënshtrua disa operacioneve dhe ndodhet në gjendje kritike në spital.

Mes 16 të plagosurve janë edhe dy efektivë policie, njëri prej të cilëve në gjendje shumë të rëndë. Gjithashtu, pesë prej të plagosurve janë shtetas të huaj.

Ministri i Brendshëm polak deklaroi se autori dyshohet se ishte i ndikuar nga ideologjia e ekstremit të djathtë dhe mbante pikëpamje radikale.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motivin e sulmit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos