Shtëpia e Sir Norman Wisdom, të njohur për rolin e Pitkinit, është nxjerrë në shitje. Vila piktoreske e vendosur në ishullin e Manit, mes Britanisë dhe Irlandës, ka një çmim prej 1,25 milionë paund dhe ka qenë rezidenca e humoristit të famshëm për më shumë se 27 vite.

Ai e kishte blerë fillimisht në vitin 1980, për t’u larguar prej saj në vitin 2007, drejt një azili për të moshuarit, ku edhe vdiq tre vjet më pas në moshën 95-vjeçare. Gjatë një karrierë që zgjati më shumë se gjashtë dekada, Wisdom mori titullin OBE (Order of the British Empire) në vitin 1995 ndërsa titullin “Sir” në vitin 2000. (A2 Televizion)