1,3 milionë dollarë për një vend parkimi

Nga A2 CNN
4 Qershor 2021, 16:14 | Bota

Një vend parkimi në Hong Kong është shitur për 1,3 milionë dollarë, raporton BBC, duke e bërë kështu ishullin, vendin me parkimet më të shtrenjta në botë.

Gjithçka është më e shtrenjtë në Hong Kong, për shkak të hapësirës së pakët, por shifra të tilla nuk ishin parë ndonjëherë. Në vitin 2019, një tjetër vend parkimi aty u shit për 969 mijë dollarë, por me sa duket ky rekord është thyer tashmë.

Vendi i parkimit i shitur ishte pranë një kompleksi godinash ultra-luksoze në zonën rezidenciale elitare “The Peak”, ku ndodhen edhe disa prej shtëpive më të shtrenjta në ishull.

Muajt e fundit, shifrat e apartamenteve dhe banesave janë rritur ndjeshëm. Në maj, një shtëpi në këtë zonë u dha me qira me një çmim marramendës prej 210 mijë dollarësh në muaj. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/09/18/qyteti-ku-nuk-ka-me-vend-as-per-te-vdekur/?utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

A2 CNN Livestream

Latest Videos