Një grua në Teksas u vu në pranga pasi qëlloi aksidentalisht me pistoletë në stomak të birin 5-vjeçar ndërsa tentonte të trembte qenin e komshiut që kishte dalë nga shtëpia e tij dhe iu ishte sulur.
24-vjeçarja u arrestua në akuzën e plagosjes dhe përdorimin e armëve të zjarrit në zona të banuara.
Nga sa raportohet 24-vjeçarja, Angelia Vargas, së bashku me të birin dhe të shoqin po luanin me biçikletë kur qeni i racës Boxer u sul me shpejtësi drejt tyre.
Gruaja nxori një pistoletë të kalibrit të vogël dhe qëlloi ndaj tij, fatkeqësisht një nga plumbat kapi të birin minoren, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)