14 vite pavarësi, ceremonitë zyrtare që nisin me parakalimin e FSK në Kosovë

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2022, 09:40 | Kosova
14 vite pavarësi, ceremonitë zyrtare që nisin me parakalimin e

Kosova feston sot 14-vjetorin e pavarësisë së saj, me një sërë aktivitetesh të organizuara nga institucionet qendrore dhe ato lokale.

Ceremonitë fillojnë me ngritjen e flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së në oborrin e Zyrës së Kryeministrisë, në të cilin do të marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, si dhe kryeministri Albin Kurti.

https://a2news.com/2022/02/17/14-vjet-nga-shpallja-e-pavaresise-se-kosoves/

Festa vijon më pas me parakalimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, ndërsa në orën 11, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në seancë solemne. Ashtu siç tradita e kërkon, aktivitetet do të vijojnë me homazhe te shtatorja e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari në Prekaz dhe Skënderaj, shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë, varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, Reçak dhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Gjatë ditës, janë paralajmëruar edhe një sërë aktivitetesh sportive dhe kulturore në të gjithë vendin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos