150 vjetori i Asdrenit, poeti që nuk shkroi vetëm himnin, por edhe vargje romantike

Nga A2 CNN
19 Prill 2022, 20:30 | Aktualitet
150 vjetori i Asdrenit, poeti që nuk shkroi vetëm himnin, por edhe

150 vjetori i Asdrenit bën bashkë studiuesit dhe pedagogët e letërsisë. Në muzeun Historik Kombëtar u diskutua jo vetëm për himnin që krijoi Asdreni por edhe për elementë të tjerë të krijimtarisë së tij.

Nuk është vetëm autori i himnit, por renditet nga studiuesit mes atyre poetëve që eksperimentuan drejt simbolizmit.

Njëlloj si Lasgush Poradeci edhe vepra e Asdrenit përcjell vargje romantike, mbushur me notat e para hermetike që mbërrinin në letërsinë shqipe, nga i riu që studioi letërsinë në Rumani.

Por të gjitha këto vështirë se shkojnë te publiku, te nxënësit e shkollave apo të rinjtë, që fakteqësisht nuk i gjetëm as në këtë event.

Aktiviteti erdhi si një përkujtesë ndaj vargjeve të poetit që feston 150-vjetorin e lindjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos