
Kjo është një përmbledhje e zhvillimeve kryesore më të fundit në ditën e 16-të të pushtimit rus ndaj Ukrainës. (A2 Televizion)
- Forcat e Vladimir Putin kanë rrethuar disa qytete ukrainase, me imazhet satelitore që tregojnë se ushtarët kanë avancuar me 5 kilometra drejt Kievit.
- Mediat ndërkombëtare raportojnë se presidenti amerikan, Joe Biden, po përgatitet të kërkojë përfundimin e marrëdhënieve normale tregtare me Rusinë, duke i hapur rrugën rritjes së tarifave për importet nga ky vend.
- 13.6 miliardë dollarë është ndihma financiare për Ukrainën, para që do të shkojnë për ndihma humanitare, për mbrojtjen dhe asistencë ekonomike. Kjo paketë financiare është miratuar nga Senati amerikan.
- Organizata Botërore e Shëndetësisë këshilloi Ukrainën që të shkatërrojë çdo patogjen të rrezikshëm që mbahet në laboratorët kërkimorë për të parandaluar “çdo rrjedhje të mundshme” që mund të dëmtojë publikun.
- Sipas shifrave të fundit nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, nga data 24 shkurt deri më 9 mars, 549 civilë kanë humbur jetën në Ukrainë, dhe 957 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
- Një dron ukrainas 6-tonësh raportohet të jetë rrëzuar mbrëmë në Zagreb në një zonë të banuar, duke shkaktuar një panik të madh te banorët.
- Parlamenti i Ukrainës ka akuzuar së fundmi presidentin Putin se ka urdhëruar përgatitjen e një sulmi terrorist në centralin bërthamor të Çernobilit.
- Zhvillime pozitive në negociatat mes Moskës dhe Kievit për fundin e luftës në Ukrainë. Këtë e tha vetë presidenti rus Vladimir Putin gjatë një takimi me liderin bjellorus dhe aleatin Aleksandër Lukashenko në Moskë.
- Në një video të publikuar në kanalin e tij në “Telegram”, Volodymyr Zelensky shprehet se Ukraina ka arritur tashmë në një pikë kthese strategjike. “Ne jemi tashmë në rrugën e fitores”, tha ai.
- Trupat ruse kanë bombarduar me intensitet mbrëmjen e së premtes qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë tym e flakë në këtë zonë.