Modelja ikonë e maternitetit të bombarduar bëhet me vajzë

Nga A2 CNN
11 Mars 2022, 17:44 | Bota

Modelja Mariana Vishegirskaya, e cila u bë simbol i maternitetit të bombarduar të Mariupolit nga forcat ruse, ka sjellë në jetë një vajzë.

Pak ditë pasi ajo u fotografua, në ditët e fundit të shtatzënisë, duke u larguar e gjakosur nga materniteti, i bombarduar nga rusët, Associated Pres raporton se Vishegirskaya solli në jetë vajzën e saj, të cilën e quajtur Veronika.

Fotografitë e saj u bënë simbol i agresionit rus në Ukrainë dhe u denoncuan në të gjithë botën. Rusia, nga ana e saj, mohon akuzat se ka bombarduar maternitetin dhe thotë se modelja ishte duke aktruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos