Armët kimike, Biden paralajmëron Putinin

Nga A2 CNN
11 Mars 2022, 17:18 | Bota
Armët kimike, Biden paralajmëron Putinin

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi Rusinë nëse do të përdorë armë kimike në Ukrainë.

“Rusia do ta paguajë shtrenjtë nëse përdor armë kimike në Ukrainë”, tha Biden, duke shtuar se G7 do të shtojë sanksionet ndaj oligarkëve rusë dhe familjeve të tyre.

“Po shtojmë presionin ndaj miliarderëve të korruptuar rusë. Po shtojmë emra në listën e oligarkëve që po shënjestrojmë”, theksoi presidenti amerikan.

“Ata mbështesin Putinin. Vjedhin nga populli rus dhe i fshehin paratë në vende të tjera”, shtoi Joe Biden. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/11/rusia-prononcohet-mbi-nje-lufte-te-mundshme-berthamore/

A2 CNN Livestream

Latest Videos