Tirana humb rastin e artë, Skënderbeu e bën të zjarrtë luftën për mbijetesë

Nga A2 CNN
2 Maj 2021, 18:47 | Futboll

Tirana shpërdoron mundësinë e rikthimit të bujshëm si pretendente për kampionat, duke barazuar pa gola në ndeshjen kundër Bylisit.

Në fushën “Adush Muça”, bardheblutë patën raste të shumta por sulmuesit Seferi dhe Torasa, ashtu si dhe Ismailgeci, nuk ishin cinikë dhe të ftohtë mjaftueshëm për të tundur rrjetën.

Ndërkohë, pika vlen vetëm për Bylisin, që ngushton diferencën me Kastriotin në luftën për mbijetesë.

Pikërisht krutanët u mposhtën 0-2 në shtëpi nga Skënderbeu, që shënoi falë Viktor dhe Vangjelit në sekondat e fundit të ndeshjes.

Kastrioti, Bylisi dhe Skënderbeu ndahen tashme me nga dy pikë, diçka qe e bën Superioren në krye por edhe në fund tërësisht të paparashikueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos