Shtyhet super ndeshja, tifozët e Manchester United pushtojnë fushën për protestë ndaj...pronarëve

Nga A2 CNN
2 Maj 2021, 19:16 | Futboll

E pabesueshme çfarë po ndodh në Britaninë e Madhe, pikërisht në Mançester, aty ku ndeshja e rëndësishme midis Red Devils dhe Liverpool u shty për shkak të protestës masive të tifozëve të shtëpisë.

Manchester United ndodhet në vend të dytë dhe me shumë mundësi do të luajë finalen e Europa League këtë vit, por tifozët kanë vite që kritikojnë familjen Glazer, miliarderët amerikanë që kanë kuotën kryesore të ekipit të njohur, por që nuk kanë arritur me investimet e tyre të rikthejne Manchester United në dominuesen e dikurshme të Premier League, kur ekipin e drejtonte Fergusson.  

https://twitter.com/CFCDUBois/status/1388847130442403840

Aq më shumë, që në dekadën e kaluar ashtu si dhe në këtë sezon të fundit, protagonistja absolute ka qenë rivalja e qytetit, dikur e shpërfillur nga United, pikërisht City i sheikëve dhe Guardiolës.

Por pika kulmore për tifozët arriti javët e fundit me aderimin e Red Devils në Superligë, së bashku me 11 ekipe të tjera europiane, që u cilësua nga tifozët si një tradhti ndaj vlerave dhe traditës shekullore të ekipit.

Qindra tifozë mësynë sot në perimetrin e stadiumit, disa prej tyre me pankarta, dhe nuk munguan momentet e tensionit me forcat e rendit. Disa prej, tyre arritën edhe fushën e blertë, diçka që bindi autoritetet të shtyjnë ndeshjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos