
Inter është skuadra kampione e Serisë A për sezonin 2020-2021. Zikaltrit e Antionio Contes kanë fituar titullin kampion pa zbritur në fushë, kjo për shkak të barazimit të Atalantës përballë Sasuolos pasditen e kësaj të diele.
Ndalesa e Atalantës, i mundëson Interit sigurimin matematikisht të vendit të parë, pozicion që milanezët e ruajnë prej muajsh, me një diferencë të theksuar nga ndjekësit. Inter thyen në këtë mënyrë dominimin 9 vjeçar të Juventus rikthehet te titulli kampion pas 11-vjetësh.
Ky është titulli numër 19 i klubit milanez, që për herë të fundit ka triumfuar në Itali, në vitin 2010. (A2 Televizion)