17.8 miliardë euro për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës, paketa e BE-së bllokohet nga Hungaria

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2022, 20:28 | Bota
17.8 miliardë euro për t’i ardhur në ndihmë

Hungaria ka vënë veton ndaj paketës së propozuar nga BE për të ndihmuar financiarisht Ukrainën me një fond prej 17.8 miliardë eurosh në vitin 2023.

Vetoja e Hungarisë bëri që 26 shtetet e tjera anëtare të BE-së të përpunojnë një plan teknik më të komplikuar për të siguruar që ndihma t’i kalojë Kiveit për Vitin e Ri.

Po ashtu, ky hap i radhës i marrë nga Hungaria përkeqëson më tej mosmarrëveshjet rreth sundimit të ligjit në vend dhe pikëpamjet e kryeministrit Viktor Orban mbi pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Pas vendimit të Hungarisë, Tuomas Saarenheimo, kryetar i Komitetit Ekonomik dhe Financiar të Këshillit të BE-së tha se në fund u gjet një marrëveshje mbi formulimet që lejojnë një mënyrë fleksibël dhe të shpejtë për të shpërndarë fonde në Ukrainë pa ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si BE i menaxhon fondet.

27 vendet e BE-së tani kanë kohë deri më 19 dhjetor për të marrë një vendim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos