17 milionë dollarë për gratë e abuzuara nga Harvey Ueinstein

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2021, 17:18 | Showbiz
17 milionë dollarë për gratë e abuzuara nga Harvey Ueinstein

17 milionë dollar do të paguhen nga kompania e manjatit të hollivudit, Harvey Ueinstein, si dëmshpërblim për gratë që akuzuan ish-producentin dhe regjisorin për ngacmim apo abuzim seksual.

Vendimi u mor nga gjykatësja Mary Ualrath në Delauere, sipas së cilës këto gra meritojnë një lloj shpërblimi, edhe pse përmes parave nuk do të arrijnë paqen e merituar.

Kompania e drejtuar nga Ueinstei nshpalli falimentin në vitin 2018, fill pas denoncimeve të para në adresë të tij. Harvey Ueinstein po vuan dënimin me 23 vjet burg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos