19 viktima në Kiev, sot mbledhje virtuale e G7, Macron: Sulmet ndryshojnë dinamikën e luftës

Nga A2 CNN
11 Tetor 2022, 09:04 | Bota
19 viktima në Kiev, sot mbledhje virtuale e G7, Macron: Sulmet

Bilanci i fundit i sulmeve ruse në Kiev dhe në qytete të tjera të Ukrainës sipas burimeve të para kanë shkaktuar 19 viktima, dhe të paktën 105 të plagosur.

Masiviteti i sulmeve sipas shumë analistëve shënon ndryshimin e strategjisë së Moskës, duke ndjekur linjën e fortë të personazheve si ajo e gjeneralit Sulovkin dhe liderit çeçen Kadyrov.

Këtë ndryshim e ka kuptuar edhe presidenti francez Macron, i cili dje gjatë një mbledhje emergjente të fokusuar mbi situatën në Ukrainë, ku ishin të pranishëm edhe ministrja e Jashtme  Catherine Colonna dhe homologu i Mbrojtjes Sebastien Lecornu.  “Këto sulme të planifikuara nga Rusia në të gjithë territorin ukrainas dhe kundër civilëve, përfaqëson një ndryshim të thellë në dinamikën e kësaj lufte”, ishin fjalët e tij të shqetësuara.

https://a2news.com/2022/10/11/shba-denon-sulmet-ruse-ne-ukraine-treguan-brutalitetin-e-luftes-se-paligjshme-te-putinit/

Presidenti francez gjatë mbledhjes në Elize deklaroi se do të ketë marrëveshje të reja për të mbështetur ushtarakisht Ukrainën, por edhe vetë popullsinë.

Ndërkohë, në orën 14 pritet të mbahet një mbledhje emergjente e G7, ku liderët botërorë do të takohen virtualisht për të diskutuar për hapat që duhet të ndërmerren. Në mbledhje do të marrë pjesë edhe vetë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos