Ndeshja PSG-Basaksehir, e ndërprerë pas 16 minutash lojë për shkak të një fraze raciste të arbitrit të katërt ndaj sulmuesit Demba Ba, i cili ndodhej në stol, do të luhet sot, në orën 18:55, me arbitra të tjerë.
Arbitri rumun Sebastian Coltescu i tha kryesorit: "Duhet të përjashtosh këtë të ziun". Referenca ishte për Pierre Webo, zv.trajnerit të ekipit turk. Stoli e dëgjoi frazën dhe futbollisti Demba Ba iu hakërrye arbitrit duke i bërtitur: "Pse the i ziu? Pse? Kur i drejtohesh të tjerëve, nuk thua i bardhi. I ziu pse thua?"
Edhe lojtarët e PSG iu bashkuan protestës së kundërshtarëve dhe të dyja ekipet braktisën ndeshjen.
UEFA theksoi se do të bëjë një hetim të thelluar për këtë incident. (A2 Televizion)