Champions/ Real, Inter, Atalanta dhe Atletico rrezikojnë eliminimin

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2020, 12:46 | Futboll
Champions/ Real, Inter, Atalanta dhe Atletico rrezikojnë eliminimin

Champions League do të vijojë me sfidat e mbrëmjes së sotme, ku disa prej emrave të mëdhenj rrezikojnë t’i japin lamtumirën evenimentit. Real Madrid, Inter, Atalanta, Ajax, Atletico Madrid dhe Salzburg përballen me eliminimin dhe zbritjen në Europa League.

Interi duhet të fitojë me Shakhtarin, por kjo mund të mos mjaftojë, nëse sfida ndërmjet Realit dhe Borussia Monchengladbach përfundon në barazim. Kombinimet e rezultateve në Grupin B, bëjnë që të gjitha ekipet të jenë në garë, ku madje edhe madrilenët rrezikojnë eliminimin.

Atalanta luan për dy rezultate në Amsterdam kundër Ajaksit, por me humbje e sheh veten jashtë. Edhe Atletico Madrid ka nevojë të paktën për një pikë me Salzburg për t’u kualifikuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos