
Manchester United është eliminuar nga sezonin i këtij viti, në Champions League, pas humbjes së përballjes së drejtpërdrejtë për një vend në fazën tjetër që pati përballë Leipzig.
Anglezët u mundën me rezultatin 3-2 nga vendasit edhe pse ajo që iu duhej në këtë takim ishte thjesht një barazim.
Miqtë u treguan amatorë në momentet e para të takimit, ku pësuan dy gola të shpejtë në minutën e 2-të dhe të 13-të, falë gabimeve të pafalshme të mbrojtjes. Në minutën e 69-të, Kluivert shënoi dhe golin e tretë.
Pikërisht, pas kësaj minutë vjen dhe reagimi i “Djajve” që shënuan dy herë në dy minuta me Bruno Fernandez dhe Pogba. Në minutat e mbetura, vendasit u rreshtuan në mbrojtje dhe arritën të siguronin kualifikimin për në fazën tjetër.
Edhe pse ndeshja tjetër e grupit mes PSG dhe Istabul Basaksehir u ndërpre, francezët janë automatikisht të kualifikuar pasi kanë fituar me një gol diferencë më shumë në përballjet me Manchester. (A2 Televizion)