
Vllaznia dhe Kukësi vijojnë me paraqitjet pozitive në Kategorinë Superiore. Këtë të javë të 7 të kampionatit, dy skuadrat arritën të marrin fitore bindëse në transfertë.
Vllaznia triumfoi në fushën e Kastriotit 0-3, me gola të shënuar të gjithë në pjesën e parë. Dunga, Dilaver dhe Imeri ishin ata që sollën suksesin e pestë në 7 ndeshje për shkodranët.
Më të njëjtin rezultat fitoi edhe Kukësi, duke dominuar totalisht takimin ndaj Bylisit në Ballsh. Friday dhe Ibraimi shënuan në pjesën e parë, ndërsa Limaj e vulosi rezultatin në 0-3 në minutën e 87.
Tirana kampione mori një fitore minimale në një fushë tejet të vështirë si ajo e Laçit. Batha ishte autori i golit të vetëm në këtë sfidë. Ndërkohë, Apolonia mori fitoren e parë në këtë kampionat, duke triumfuar me një gol ndaj Skënderbeut. (A2 Televizion)