19 vjet pas sulmeve terroriste, Amerika kujton 11 shtatorin mes pandemisë

Nga A2 CNN
11 Shtator 2020, 13:17 | Bota

Në kushte krejtësisht të pazakonta për shkak të pandemisë, Amerika kujton sot 19-vjetorin e ngjarjes që ndryshoi përgjithmonë historinë e saj; sulmet terroriste të 11 shtatorit. Një ceremoni në homazh të jetëve të humbura do të mbahet në “Ground Zero” në Nju Jork.

Autoritetet thonë se do të këtë disa masa të shtuara sigurie e për herë të parë këtë vit nuk do të mbahen fjalime, e nuk do tëlexohen drejtpërdrejtë emrat e viktimave. në vend të kësaj, do të vendosen regjistrime të pjestarëve të familjeve teksa lexojnë emrat. Personat që do të marrin pjesë ne ceremoni do të duhet të zbatojnë udhëzimet federale për distancim social.

Ceremonia nderon 2983 burrat, gratë dhe fëmijët që humbën jetën në sulmet në World Trade Center, Pentagon dhe në bordin e avionit me numër fluturimi 93, në 11 shtator të vitit 2001. Një minutë heshtje do të mbahet në të gjithë Nju Jorku në 8:04, momenti kur avioni i American Airlines u përplas me kullën veriore, me një pauzë të dytë në orën 9:03, kur u goditi kulla jugore. Heshtja do të bjerë edhe në 9:37 minuta, në orën kur një tjetër avion sulmoi pentagonin e më vonë, në  Shanksvill të Pensilvanisë kur avioni i United Flight u rrëzua në tokë.

Osama Bin Laden dhe Al Qaeda morën përgjegjësinë për sulmet terroriste , që shtynë Amerikën të niste luftën në Afganistan. Forcat amerikane vranë Osama Bin Laden në maj të vitit 2011, pas 10 vitesh kërkime të ethshme, gjatë një operacioni blic në kompleksin ku ishte fshehur në Abbotabad të Pakistanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos