
Microsoft ka dalë me një njoftim zyrtar se hakerat me lidhje në Rusi, Kinë dhe Iran po përpiqen të ndërhyjnë te njerëzit dhe grupet e përfshira në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në muajin nëntor.
Sipas kompanisë së teknologjisë, në këto tentativa sulmesh është i pranishëm dhe grupi i hakerave rusë që “thyen” fushatën e demokratëve gjatë vitit 2016. Microsofta shtoi se është shumë e qartë që grupet e huaja kanë shtuar përpjekjet e tyre për të goditur zgjedhjet.
Objektiv i këtyre sulmeve ka qenë fushata e të dy kandidatëve, Donald Trump dhe Joe Biden.
Në njoftimin e Microsoft gjithashtu thuhet se grupi i hakerave rus Strontium ka sulmuar më shumë se 200 organizata, pjesa më e madhe e të cilave janë të lidhura me partitë politike amerikane të të dyja krahëve.
Strontium i njohur ndryshe si “Fancy Bear”, është një njësi sulmuese kibernetike, e lidhur me shërbimin ushtarak rus të inteligjencës GRU. (A2 Televizion)