2 sirianë humbin jetë në aksidentin tragjik në Gramsh, 8 persona të tjerë të plagosur

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2020, 22:34 | Kronikë
2 sirianë humbin jetë në aksidentin tragjik në Gramsh, 8

Ka përfunduar në mënyrë tragjike një tentativë e trafikimit të klandestinëve nga Lindja e Mesme nëpërmjet vendit tonë me destinacion vendet e BE-së.

Një mjet fuoristradë që transportonte 10 klandestinë sirianë ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Çekrez, në Gramsh. Për pasojë, dy nga sirianët që transportonte kanë gjetur vdekjen e menjëhershme në vendngjarje, ndërsa 8 të tjerë janë plagosur.

Policia ka prangosur drejtuesin e fuoristradës, një 28-vjeçar nga Tirana. Mësohet se drejtuesi i mjetit për të shmangur kontrollet e policisë kishte zgjedhur rrugë rurale duke kaluar nga Korça në Maliq dhe më tej nëpërmjet Moglicës dhe Gramshit për të mbërritur në Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos