2 vite izolim nga Covid, Australia hap kufijtë për të huajt

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2022, 08:23 | Bota
2 vite izolim nga Covid, Australia hap kufijtë për të huajt

Australia ka rihapur kufirin e saj ndërkombëtar, për herë të parë, pas rreth dy vjetësh, duke sjellë bashkime familjare dhe një nxitje të turizmit.

Vendi vendosi disa nga masat më të rrepta të udhëtimit në botë, pasi u mbyll në mars 2020, për shkak të koronavirusit.

Vizitorët e vaksinuar me dy doza nuk kanë nevojë të karantinohen, por udhëtarët e pavaksinuar duhet ta bëjnë këtë në një hotel deri në 14 ditë me shpenzimet e tyre.

Udhëtarët mund të hyjnë në të gjitha shtetet përveç Australisë Perëndimore, e cila mbetet e mbyllur deri më 3 mars dhe kërkon 3 doza vaksine. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos