Sot dita e 17-të e protestës, Rama fton sërish studentët për dialog

Nga A2 CNN
29 Tetor 2026, 08:09 | Politikë

Sot dita e 17-të e protestës, Rama fton sërish studentët

Si zakonisht, kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të enjte me një tjetër mesazh për dialog drejtuar studentëve që prej ditësh protestojnë në kryeqytet.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka shfaqur tryezën e gurtë tetëcepëshe, mbi të cilën shkruhet fjala “Dialog”.

Mesazhi vjen në ditën e 17-të të protestës së studentëve, të cilët, pavarësisht numrit më të ulët të pjesëmarrësve, vijojnë të këmbëngulin në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos