20 viktima e 81,000 ha tokë e djegur, bilanci i vatrës më të madhe të zjarrit në Europë

Nga A2 CNN
30 Gusht 2023, 12:00 | Bota

Greqia është duke u përballur me një nga vatrat më të mëdha të zjarrit të regjistruara ndonjëherë në Europë.

Vatra u aktivizua më shumë se 11 ditë me parë në rajonin Alexandroupoli, në pyllin e Dadia-s që është edhe zonë e mbrojtur.

Deri më tani, sipas raportimit të mediave vendase, si pasojë e zjarreve kanë humbur jetën të paktën 20 persona: 19 emigrantë, mes të cilëve dy fëmijë, dhe një bari i cili po tentonte të shpëtonte tufën.

81,000 hektarë tokë janë djegur. Qendra e KE-së për Koordinimin për Reagim Emergjent u mobilizua duke dërguar 11 aeroplanë zjarrfikës dhe një helikopter.

Ndërkohë, vendi është duke u përballur edhe me një valë racizmi ndaj emigrantëve, të cilët akuzohen nga e djathta ekstreme se janë përgjegjës për zjarret.

Ndihmë nga e gjithë Europa

Zjarri i rënë në rajonin Alexandroupoli është më i madhi që ka rënë në zonën e BE-së që nga viti 2000, kur Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje nisi që të regjistronte të dhëna.

Që kur Greqia aktivizoi mekanizmin e mbrojtjes civile të BE-së, për herë të dytë këtë verë, më 20 gusht, BE-ja dërgoi 11 avionë rescEU zjarrfikës të stacionuar në Kroaci, Qipro, Francë, Gjermani, Spanjë dhe Suedi, një helikopter Blackhawk nga Republika Çeke, 407 zjarrfikës dhe 62 automjete nga Bullgaria, Qiproja, Çekia, Franca, Rumania, Serbia dhe Sllovakia. Përveç kësaj, shërbimi i hartës satelitore Copernicus ka publikuar 20 harta të zonave të prekura.

Ndihmë në drejtim të vendit fqinj dërgoi edhe Shqipëria. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/23/greqia-ndryshon-mendje-dergon-kerkese-per-ndihme-me-zjarrfikes-nga-shqiperia/
https://a2news.com/2023/08/24/greqia-ne-flake-zjarrfikesit-shqiptare-ne-operacion-per-shuarjen-e-zjarreve-ne-aleksandropoli/

A2 CNN Livestream

Latest Videos